Nëse fëmija juaj luan “Roblox” kujdes! Ky mesazh është për ty!

0
76

Nëse fëmija juaj luan lojën e famshme Roblox, atëherë hapini sytë dhe veshët katër, pasi mund të bjerë pre e abuzimeve seksuale.

Apeli vjen nga një nënë amerikane Amber Peterson, vajza e se cilës luante Roblox.

Roblox është një lojë virtuale, e cila ka 64 milionë përdorues në të gjithë botën, kryesisht fëmijë të moshës mbi 7 vjeç. Kjo është një lojë shumë e preferuar edhe nga fëmijët shqiptarë. Ata mund të krijojnë nëpërmjet kësaj loje aventura të ndryshme. Por aty mund të përfshihen online edhe persona të tjerë të njohur ose të panjohur për pjesëmarrësit e lojës.

Amber thotë se loja ka mundësi të mbikëqyret nga moderatorët ose vet prindërit. Ata mund të ndalojnë hyrjet e dyshimta në lojë, por as këto censura nuk mjaftuan për të mbrojtur fëmijën e tyre.

– “Në një moment teksa isha shtrirë në krevat vajza më tregon ipad -in e saj dhe sytë nuk po më besonin. Vajza ime e pafajshme personazh i lojës në fjalë po përdhunohej nga dy meshkuj në një park të lojës Roblox”. Më vjen kaq pështirë nga ajo skenë por nuk dua ta lë me kaq. Dua t’i bëjë thirrje të gjithë prindërve të mos lejojnë fëmijët e tyre të jenë pjesë e këtyre lojërave të rrezikshme dhe të pakontrolluara, – tha nëna e shokuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.