Ndërpret koncertin, për të dhënë lajmin e bukur të shtatëzanisë

0
273

Koncertet mund të jenë shpeshherë vendet ku ndodhin propozime për martesë, urimet për ditëlindje apo edhe njoftime për shtatzëni.

Së fundmi, një nga koncertet ku është dhënë një lajm i mirë është ai i Justin Timberlake.

Justin po performonte në arenën “Little Caesar” në Detroit në kuadër të turneut të tij “Man of the wood”, kur pa një dashamirës të tij duke mbajtur një pankartë.

Në këtë pankartë shkruhej:

“Do të më ndihmosh të njoftoj shtatëzëninë time?”

Sakaq, këngëtari ndaloi koncertin dhe tha:

“Kjo pankartë më kapi syrin dhe ndalova spektaklin! Baby Baxtresser po vjen më 1 nëntor 2018”.

Kaq ka mjaftuar që turma të shpërthejë në brohorima dhe të duartrokasin për lajmin e mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu