Molto në menunë e kopshteve në Shqipëri, alarmohet dietologia

0
363

Një menu ushqimore e fotografuar në çerdhen numër 1 ka rikthyer edhe njëherë debatin mbi kequshqyerjen e fëmijëve tanë. Dietologia Blerina Bombaj ka publikuar në rrjetet e saj sociale një menu, e cila sipas saj është tepër e papërshtatshme për fëmijet, pasi përman shumë brumra dhe molto, konkretisht sheqerna të dëmshëm.

Dietologia Blerina Bombaj, e cila u vu në qendër të akuzave për përfshirjen e tërshërës në menutë e çerdheve, ka akuzuar prindërit e fëmijëve :

“ Si nuk çohet një prind apo nuk çirret asnjë portal i vetëm për këtë menu, që iu serviret fëmijëve shqiptar? Si ka mundësi që nuk flet njeri që një fëmijë ha pure patatesh pluhur me pastiçe , bukë me çokokrem. Pure me petulla, pure me revani, tavë kosi me makarona dhe molto me syltjash? Si nuk ngrihet një prind të thotë që fëmijës nuk i serviret një frut, por dëndet nga mëngjesi deri në darkë me sheqer dhe miell? Si ka mundësi? – ka përfunduar Bombaj.

Pak kohë më parë në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës u aplikua një menu e re, ku u përfshinë drithërat si tërshëra dhe trahanaja, një ushqim tradicional, por me shumë vlera ushqyese. Menuja e re u pranua me vështirësi nga fëmijët, por edhe nga prindërit e tyre, duke shkaktuar një debat të madh në media.

Vendodhja e çerdhes në fjalë nuk është zbuluar nga dietologia, por siç kemi mësuar ajo nuk është e vetmja që ofron menu të tilla për fëmijët.

Lexo më shumë : http://cicerima.com/omega-3-suplementi-qe-detyrohej-te-pihej-me-ligj-nga-shteti/