Mishi i vjetër i Belgjikës shitet në marketet e Kosovës

0
311

Mishi që ishte eksportuar nga thertorja belge Veviba për në Kosovë, ishte 12 vjet i vjetër, raporton Het Laatste Nieuws.

Sipas gazetës flamane, një dokument i gjykatës tregon se si një kamion me mish nga Veviba në Bastogne, kishte arritur në Kosovë më 19 shtator të vitit 2016. Shumica e etiketave ishin shqyer, por disa që kishin shpëtuar pa u dëmtuar tregonin se mishi ishte nga viti 2004, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu thuhet se një pjesë e mishit ka ardhur nga thertoret Izegem dhe Harelbeke, dhe ishin ripaketuar në kuti që mbanin markën tregtare të Veviba. Në po të njëjtin muaj, Agjencia Federale e Sigurisë Ushqimore (AFSCA), ishte kontaktuar dhe informuar për zbulimin që e kanë bërë autoritetet kosovare.

Gazeta belge ka kontaktuar me profesorin e Universitetit të Ghent (UGent), Bruno De Meuleaner, i cili ka thënë se misi i ngrirë për 12 vite nuk do të thotë automatikisht se përbën rrezik për shëndetin, të paktën nëse “ftohësi nuk është ndalur dhe mishi është ruajtur në minus 18 gradë”. /Telegrafi/

Lexo edhe: http://cicerima.com/perse-une-nuk-jam-nje-mama-perfekte-per-femijet-e-mi/