Mësuesve u ndalohet marrja e dhuratave për 7 Mars!

0
285
Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinës u ka dërguar nga një letër të gjitha shkollave ku u ka kërkuar që mësuesit të mos pranojnë dhurata nga nxënësit për festën e mësuesit më 7 Mars.

Mjafton nja një lule, jo më shumë, u ka thënë Drejtoria e Arsimit të Prishtinës, drejtorëve të shkollave, shkruan lajmi.net

“Në të kaluarën, 7 dhe 8 Marsi më shumë janë perceptuar si ditë kur mësimdhënëset e të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar, sidomos edukatoret dhe mësueset e nivelit 0 dhe 1, janë pajisur me dhurata të ndryshme nga nxënësit, duke ngarkuar buxhetin edhe ashtu shumë modest të prindërve të fëmijëve tanë. Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës fton të gjithë  prindërit që të mos investojnë në dhurata të ndryshme, përveç luleve, dhe ka paralajmëruar drejtorët e shkollave se dukuria e marrjes së dhuratave nga fëmijët është jo etike dhe e ndaluar”, thuhet në dokumentin e drejtuar shkollave të cilin e posedon lajmi.net.

Ndërkohë,  më këtë rast, Drejtorie e Arsimit të Komunës së Prishtinës, ua ka uruar të gjithë mësimdhënësve festat 7 dhe 8 Marsin ./Lajmi.net/

Lexo më shumë: http://cicerima.com/33-rregulla-qe-duhet-te-ndiqni-si-prinder-te-pergjegjshem/

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu