Mamia Razije Musa: 4 arsyet pse nuk duhet përdorur rrethi tek foshnjet

0
536

Mamia e njohur kosovare Razije Musa ka treguar disa arsye se pse nuk duhet t’i vendosim foshnjet në rreth apo sikurse njihet ndryshe në dubak. Ajo thotë se sapo fëmija i bën 6 muaj nënat gjithmonë i vendosin ata në rreth ose ne dubak, duke arsyetuar se aty mësohen me shpejt të ecin dhe rrinë më qetë.

-“Unë jam kundër përdorimit të rrethit /dubakut, jo që unë e kam shpikur këtë teori, por ka shumë fakte që e mbrojnë teorinë se dubaku nuk preferohet,- shprehet mamia e njohur.
Këto janë arsyet:

1.Beba nuk e fiton vetbesimin e të ecurit, por bëhet i varur prej saj.
2. Shkel në majë të gishtave.
3. Nuk i forcohen muskujt e trupit.
4. Peshojnë komplet trupin mbi testikuj, gjë që është shumë e dëmshme, për zhvillimin e organeve gjenitale.

Në këtë moshë foshnja duhet të fillojë të ecë këmba- dorazi(zhagitet).
Krejt çka duhet të bëni është të merrni një mbulesë dhe ta vendosni në mes të dhomës me lodra në distancë në mënyrë, që ai të përpiqet t’i mbërrijë, kështu edhe mësohet të shkojë këmba- dorazi(zhagitet).
Pas ketij procesi, ai instiktivisht do të fillojë të mbahet nëpër objekte dhe të përpiqet të ecë.
Por ju asnjëherë mos e mbani nga duart dhe të përpiqeni t’ja mësoni hapat para kohe, ose mos e sforconi me qendru në këmbë në këtë moshë.
Lerini gjërat të shkojnë rrjedhshëm , le të ecë ai kur ndihet vetë i sigurtë, ose i gatshëm.
Nuk është mirë me insistu me mësu dhunshëm fëmijen të ecë vetëm sa për ego tuajën, pra për të thënë “fëmija im po ecë shumë herët”.
Çdo ndryshim i fëmijës duhet të bëhet në proporcion me muajt dhe jo të ngutet.
E nëse keni edhe fëmijë të tjerë në familje, atëherë është mirë të motivohen ata që të lozin në divane së bashku me foshnjen. Kjo e ndihmon  edhe më shumë dhe i jep energji. Foshnjet janë të prirura të kenë shëmbuj vëllezërit apo motrat më të mëdhaja.

I thoni JO përdorimit të rrethit/dubakëve.

Razije Musa është mami e cila ushtron aktivitetin e saj në Londër. Ajo është autore e librit dedikuar nënave të reja “ Takim  me të porsalindurin”

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.