Luajmë me kunguj!

0
456
kungull pa fare

Luajmë me kunguj!

Jemi në vjeshtë, ndaj në vend që të bëheni melankolik, ejani bashkohuni me fëmijët tuaj për disa minuta të këndshme kreative. Për të kaluar pak kohë cilësore me të vegjëlit tuaj, do t’ju duhen një ose dy kunguj, të cilët i gjeni fare lirë në tregjet e fruta perimeve. Pasi ta keni zgjedhur kungullin e duhur, vëreni në punë imagjinatën se për ҫfarë mund ta përdorni, duke u nisur nga forma dhe madhësia e kungullit. Idetë janë të pafundme, por  ne kemi ndarë vetëm disa prej tyre për t’ju ndihmuar sado pak.

  1. Kungull si djath.

Mjafton ta gërryeni mirë nga brenda, duke formuar disa rrathë si ato të djathit. Nëse ju gjindet ndonjë miush, vendoseni pranë dhe lëreni të shijojë krijimtarinë tuaj.

  1. Kungulli – skulpturë

A e keni edhe ju në shtëpi një maniak legosh?! Epo si thoni të ndërtoni një skulpturë gjigande? Krijoni me lego shkallët lëvizëse dhe vendosni punëtorët të përfundojnë skulpturën prej kungulli.

  1. Kungull – kafaz.

Është mjaft e thjeshtë të krijoni një hapësirë në mes të kungullit. Me anë të disa shkopinjve që përdoren edhe për ushqim, krijoni kangjellat e një kopshti zoologjik. Vendosni aty kafshët e egra.

  1. Kungulli – ambazhur. Këtë e kemi bërë shpesh me rastin e Hallouinit, ndaj mund ta krijoni fare lehtë me markera ndriҫues, por edhe me qirinj të rastit.