Lorik Cana lë përgjithmonë futbollin. Largohet me lot bashkë me djalin e tij në krahë.

0
230

Pak minuta para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Itali, Cana ka përshëndetur të gjithë tifozët, duke marrë mikrofonin, por për shkak të emocioneve nuk ka mundur të flasë. Ai i ka përshëndetur tifozët, duke mbajtur djalin e tij të vogël Bojkenin në krahë. Ky moment nuk ka mundur dot të shpëtojë pa lot për Canën. Ish-kapiteni i kombëtares i dha lamtumirën fushës së blertë dhe tifozëve dhe më pas bashkë me djalin e tij është larguar nga fusha.

Gjatë ceremonisë në stadiumin “Loro Boriçi” është shpalosur edhe një flamur i madh me mbishkrimin, “Lorik Cana 5 përgjithmonë”.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu