Lira Gjika, pse nuk duhet t’i kemi shokë fëmijët?

0
794
Lira Gjika, pse nuk duhet t’i kemi shokë fëmijët?

Si duhet të jetë raporti prindër fëmijë? 

Në shoqërinë tonë vitet e fundit prindërit vazhdimisht i quajnë fëmijët e tyre shok apo shoqe.

Një fenomen i tillë ka lindur pas Luftës së Dytë Botërore, thuajse në të gjitha shoqëritë.

Por, pediatria e njohur Lira Gjika është shprehur kategorikisht kundër këtij cilësimi. Sipas saj, prindi asnjëherë nuk mund të jetë shok apo shoqe me fëmijën e tij.

-“Prindi duhet të mbajë rolin e prindit. Shokët janë të shumtë, ata ikin e vijnë, ndërsa prindërit janë vetëm një. Prindërit janë pjesë e familjes dhe aty duhet të zgjidhet gjithçka. Shokët nuk janë pjesë e kësaj strukture të shenjtë. Nëse themi që prindi është shok më fëmijën, atëherë ajo është diçka e jashtme. Në këtë rast, nuk është më e rëndësishme lidhja mes familjes, por ajo me shokët, jashtë familjes. – theksoi pediatria.

Madje doktoresha e njohur kujtoi edhe shprehjen e një psikologu të njohur italian, i cili ka thënë :

“ Edukimi nuk është demokraci”. I rrituri për fëmijën është si një kapiten për anijen e tij. Jeta është me dallgë, ndaj prania e kapitenit në këtë rast e prindit, është siguri. Nëse kemi shok e shoqe atëherë aty nuk do të ketë siguri.- përfundoi dokteresha.