Linda Halimi dhe Big D bëhen prindër për herë të parë

0
106

Linda dhe Big D u bënë prindër të një vajze Këngëtarja e njohur, Linda Halimi dhe bashkëshorti i saj, reperi i njohur amerikan, Davon Edwards dje u bënë prindër për herë të parë. Linda solli një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Kaimana. Reperi Edwards bëri të ditur lajmin se ata u bënë prindër. “Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të njoftojmë se jemi bërë prindër.”, shkroi mbrëmë reperi, duke shtuar se artistja është në gjendje të mirë shëndetësore.

”Viti 2019 është viti më i mirë në jetën time dhe vetëm se ka filluar”, shkroi këngëtarja, krahas disa imazheve në rrejtet sociale. Ndërsa, shtatzëninë e saj Linda e ka mbajtur larg syrit të mediave.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu