Lind djalë dhe e quajnë Google!

0
48

Një foshnje e lindur në nëntor në ishullin indonezian të Javas u emërua Google, dhe pasi lajmi u bë viral, dega indoneziane e gjigantit të teknologjisë “ Google” i dërgoi familjes një thes me dhurata,- raporton Asia One.

-“Google Indonesia-, na thirri,” thotë mami i foshnjës Ella Karina. Ata shprehën urime dhe dëshironin që foshnja Google të rritet për të qenë një person i dobishëm për shumë të tjerë”. Të përfshira në çantën me dhurata ishte një bluze me logon e Google.

Media online “Jakarta Post” njoftoi muajin e kaluar se prindërit zgjodhën emrin “Google”, duke shpresuar se do të frymëzonte fëmijën e tyre të dytë “të bëhej gjithnjë e më i dijshëm si vetë motorri i kërkimit të informacionit.

Megjithatë nëna e Google ka pranuar se shumë e kritikuar për këtë zgjedhje të emrit, madje disa prej tyre janë shprehur se fëmijën e tretë ndoshta do të duhet ta quajnë What’s Up.

  • Këto mendime nuk janë fare të rëndësishme për mua thotë Ella, – pasi këta njerëz nuk e dinë kuptimin e e vertetë të emrit të djalit tim Google.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu