Kuvendi kërkon përfshirjen e lëndës së edukimit seksual në shkolla

0
35
education, elementary school, learning and people concept - group of school kids with teacher sitting in classroom and raising hands

Pas abuzimit të një të miture në komunën e Drenasit në Kosovë, Parlamenti i Kosovës ka kërkuar që të përfshihet edhe lënda e edukimit seksual në shkollat fillore dhe ato të mesme, si mësim zgjedhor.

Gazeta “Koha Ditore” njoftoi sot se partitë politike kanë hartuar 19 rekomandime për të mbrojtur nxënësit e shkollave nga abuzimi seksual. Mes tyre janë përfshirja e lëndës së edukimit seksual dhe vendosja e psikologëve në çdo shkollë. Ata kanë kërkuar rritjen e buxhetit të shtetit për të investuar në këtë kategori.

Kujtojmë se rasti i adoleshentes së abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj dhe më pas nga polici tek i cili ishte drejtuar për të denoncuar abuzimin ndaj saj mori vëmendjen e ligjvënësve. Kuvendi  i kushtoi rastit në fjalë një seancë të jashtëzakonshme.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.