Kush ishte nëna që e la vajzën vetëm në banesën ku u dogj

0
449

Portali “Cicërima” ka arritur të sigurojë foton e nënës shqiptare , vajza e së cilës u asfiksua një ditë më parë, në banesën e saj në lagjen Ulpiana të Prishtinës,  teksa flinte e vetme pa përkujdesjen e askujt. Vogëlushja e cila më 3 qershor do të mbushte 4 vjec,  ndërroi jetë rrugës për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

 

Nëna e vajzës Eriselda Allajbeu është nga qyteti i Lushnjes dhe është gjithashtu nënë e një djali  10 vjecar, i cili jeton me gjyshen në Lushnje.

Në profilin e saj në facebook, ajo mban emrin e të birit Kristi Allajbeu, ndërsa emri me të cilin njihet në klubet e natës, ku performonte është “Luanesha origjinale”.

Me urdhër të Prokurorit ajo  është ndaluar nga policia, ku po jep shpjegimet e saj lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Eriselda Allajbeu prej disa kohësh, sikurse konfirmuan edhe fqinjët, e linte  vetëm në banesë gjatë gjithë natës, e deri sa kthehej nga puna në orët e para të mëngjesit.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.