Kujdes me qumështin e lopës, shkakton anemi tek fëmijët?

0
437

A kanë nevojë për qumësht lope fëmijët pas moshës dy vjeçare?

E vërteta është se fëmijët e vegjël , pasi mbushin vitin duhet të ushqehen me larmi më të madhe ushqimore, dhe qumështi kalon si një ushqim plotësues dhe jo kryesor.

Teprica e qumështit të lopës mund të bëhet shkak i shfaqjes së anemisë, pasi kalciumi i tepërt mund të pengojë përthithjen e hekurit. Për më tepër çdo ushim i marrë me tepri, i ngarkon fëmijët me kalori, të cilat duhet t’i merrte më një paketë tjetër të ushqimeve, të ndryshme nga qumshti.

Në këtë moshë është e mjaftueshme sasia nga 1 apo 2 gota qumësht në ditë. Për të mos thënë se pas shkëputjes nga qumështi i gjirit, konsumimi i qumështit të lopës nuk është edhe aq i nevojshëm sa mendohet. Kjo vërtetohet nga fakti se në vendet, të cilat kanë konsumim më të ulët të qumështit , shihet përqindje më e ulët e osteoporozës. Pra, konsumi i qumështit nuk rezulton parandalues për osteoporozën dhe humbjen e masës kockore.

Burimi/ Bleria Diet

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.