Këto gabime shkaktojnë prishjen e dhëmbëve të fëmijëve

0
490

 


Shëndeti oral është i lidhur direkt me shëndetin tonë të përgjithshëm, andaj njohuritë mbi këtë çështje do të na ndihmonin të përcjellim edhe mirëqenien e fëmijëve.

Doktoreshë Rezana Saraqi Govori, ndan disa këshilla të dobishme për ju:

“Dalja e dhëmbëve të parë zakonisht fillon ndërmjet muajit të 6-të dhe atij të 12-të. Gjatë daljes së dhëmbëve fëmija mund të ketë të kruara në pjesën ku do të dal dhëmbi, mund të ketë diarre, temperaturë dhe taitje të shtuar të pështymës.
Dhëmbët e parë që dalin janë ata të nofullës së poshtme, pastaj dalin dhëmbët e përparmë në nofullën e sipërme, e pastaj dhëmbët e tjerë.
Deri në moshën 3 vjeçare, fëmija duhet të ketë rreth 20 dhëmbë të qumështit.
Andaj, pastrimi dhe mirëmbajta e dhëmbëve të qumështit është me rëndësi të posaçme.
Pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhet 2 herë në ditë nga 2 minuta me furçë të butë dhe me pastë të fluorizuar.
Sasia e pastës që duhet përdorur duhet të jetë sa një kokërr orizi.
Është me rëndësi që pasta të jetë po ashtu e fluorizuar, sepse fluori ndikon në forcimin e  dhëmbit dhe parandalimin e kariesit.
Ju duhet të ndihmoni fëmijët t’i pastrojnë dhëmbët, deri atëherë kur ata të jenë të aftë për ta bërë vet këtë proces, përafërsisht, diku rreth moshës 8 vjeçare.
Ushqimi i shëndetshëm është shumë me rëndësi në zhvillimin e dhëmbëve tek fëmijët, kështu që rekomandohet të shtoni në dietën e tyre sa më shumë pemë, perime, drithëra, proteina dhe produkte të qumështit”.

Disa këshilla të dobishme për parandalimin e kariesit:

-Mos e përdorni lugën e njëjtë me fëmijën sepse bakteriet përcillen.
-Mos e futni biberonin e fëmijës në gojën tuaj për ta pastruar.
-Mos i jepni fëmijëve të pinë gjatë natës lëngje të pemëve, çaj me sheqer apo qumësht.
-Mos i jepni më shumë se një herë në javë ëmbëlsira, biskota, bonbone etj .

Përgatiti Dr. Rezana Saraqi Govori, klinika dentare, Dita – Dent , Prishtinë  tel. 044 353 313