Këshilla të rëndësishme se si t’ia fillosh ushqimin bebit

0
214

Si fillohet ushqimi te bebet?

Foshnjet janë gati për të filluar ushqim të zakonshëm në periudhën nga 4-6 muaj, vetëm dhe vetëm kur paraqesin shenjat e duhura të cilat janë:

  1. Foshnja është në gjendje të komandojë kokën anash dhe lart – posht.
  2. Gëlltitet duke përdorur edhe pjesën e parme të gjuhës.
  3. Tregon interes ndaj ushqimit të më të rriturve të pranishëm.

Rregullat bazë

Mosha 4-6 muaj

  • Filloni drithrat e gatshëm të pasuruar me hekur, të përgatitur enkas për këtë moshë, të shoqëruar me qumështin e gjirit ose formulës ose me ujë.
  • Filloni mishin e kuq të bluar shumë imët, fasulet, zarzavatet dhe frutat të bluara në formë pureje të holle dhe nga pak. Kjo moshë paraqet rrezik të lartë të mungesës së hekurit dhe për këtë arsye rekomandohen mishi dhe legumet.
  • Bananet, mollët e ziera, dardhët, patatet e ëmbla dhe mielli i orizit janë ndër më miqësoret si fillim.

Mosha 6-8 muaj

  • Filloni perimë dhe fruta të shtrypura si dhe lëng frutash të holluar, në sasi të vogla.

Mosha 8-10 muaj

  • Filloni bukë dhe drithra të tavolinës (ushqime që konsumohen edhe nga të rriturit, por sigurisht në formë të zbutur.)
  • Filloni kosin.
  • Filloni copëza zarzavatesh dhe frutash të gatuara deri sa të bëhen të buta.
  • Gradualisht filloni pjesë të plota mishi, djathi, gjellësh, vezësh, dhe fasule të shtypura.

Mosha 10 – 12 muaj

  • Filloni të pasuroni ushqimin me larmi më të madhe dhe gradualisht rrisni sasinë e ushqimit.

Këshilla të rëndësishme

  1. Evitoni t’i jepni fëmijëve 6 muajsh lëngje të shtrydhura me shumë se 1 kupë të përzier me ujë dhe vetëm me gotë, jo me biberon.
  2. Të ëmblat dhe kripa nuk kanë vend në ushqimin e një foshnjeje.
  3. Perimet e konservuara duhet të shmangen për arsye të përmbajtjes së lartë në kripë.
  4. Mjalti duhet eliminuar në mënyrë absolute nga ushqimi i fëmijës, derisa të mbushë moshën 18 muaj.
  5. Evitoni qumështin e lopës deri në moshën 1 vjec.
  6. Evitoni ushqimet e pasura në sorbitol, apo me aciditet të lartë, si mollët dhe mandarinat. Mollët mund të merren, pasi të kenë marrë një valë.

Ushqimet që mund të paraqesin rrezik për mbytje

  • Qershitë
  • Cemcakizi
  • Karamelet e forta
  • Kastraveci
  • Molla
  • Karrotat
  • Kikirikat, lajthitë, bajamet
  • Fasulet e plota.
  • Rrushi kokërr e plotë / blerinadiet.com

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.