Këngëtari Besnik Caka zbulon gjininë e bebit!

0
350

Besnik Caka rrëfehet: Jemi shumë të lumtur!

Këngëtari i njohur kosovar Besnik Caka ka zbuluar gjininë e bebit, që pritet të vijë në jetë disa muaj më vonë. Për mediat kosovare Besniku u shpreh se bashkë me të shoqen Loliten, janë në pritje të një bukurosheje dhe për këtë janë mjaft të lumtur. Bashkëshortja e Besnikut tashmë ndodhet në muajin e pestë të shtatëanisë dhe për këtë arsye edhe pse organizuan pak javë më parë dasmën, nuk e planifikuan muajin e mjaltit jashtë vendit, për të mos rrezikuar shtatëzaninë. Gjithësesi çifti i sapomartuar organizoi disa ditë në Rugovë edhe në shoqërinë e disa miqve të ngushtë.

Lidhur me emin e vajzës Besniku u shpreh se kanë mjaft propozime nga të afërm, miq e familjarë, por ende nuk kanë asnjë emër të preferuar, pasi sikurse u shpreh ai qenka mjaft e vështirë të përzgjedhësh emër për fëmijën tënd.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu