Kanceri i gjirit po prek edhe meshkujt!

0
329

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit ka sjellë në vëmendje se kjo sëmundje e rrezikshme për jetën prek edhe meshkujt. Edhe pse rastet janë më të rralla kjo nuk duhet neglizhuar.

Rastet e shfaqjes së kancerit janë më të shpeshta tek gratë mbi moshën 50 vjeçare, por nuk përjashtohen edhe rastet kur preken moshat më të reja.

Ka disa mënyra për ta zbuluar herët këtë sëmundje vdekjeprurëse si:

  • Vetëkontrolli mujor i gjirit
  • Kontrolli i gjirit tek mjeku
  • Mamografia
  • Ekografia

Vetëkontrollin e gjirit mund ta bëni që nga mosha 20 vjeçare, duke u pozicionuar shtrirë, para pasqyrës ose gjatë dushit. Vendosni duart pas koke dhe vini re nëse ka ndryshime në ngjyrë, formë apo madhësinë e gjinjve. Me mollëzat e gishtërinjve polpo gjinjtë, nëse vini re ndonjë ndryshim të pazakonshëm.

Çfarë është mamografia?

Mamografia ndryshe është radiografia ekzaminuese e gjirit.  Ajo” e kap” kancerin në fazat më të hershme, kur ende nuk duket me sy të lirë. Mamografia  mund ta dallojë kancerin rreth 2 vite, para shfaqjes së tij. Të gjitha gratë mbi moshën 40 vjeçare duhet të bëjnë mamografinë çdo dy vjet.

Mamografia bëhet pranë qendrave të mjekësisë familjare në çdo qytet.

Cilat janë shenjat?

  • Prekja e një kokrre të fortë
  • Nuk dhemb
  • Rrudhosje e lëkurës
  • Ndryshim i thithit
  • Skuqje dhe enjtje
  • Sekrecion gjaku apo lëng ndryshku
  • Lëkura si portokall
  • Dhimbje kraharori

Mesatarisht kanceri prek 1 në 8  gra në të gjithë botën.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu