Je shtatëzënë?! Kujdes nga këto ushqime

0
457

Disa ushqime përmbajnë kimikale, e madje edhe bakterie të cilat mund të jenë të dëmshme për ju dhe për zhvillimin e foshnjës tuaj.
Këto rreziqe mund të ndikojnë tek rritja e bebes, mund të shkaktojnë infeksione, sëmundje, madje mund të shkaktojnë edhe abortin.

Disa lloje të peshqve përmbajnë mërkur në nivel të lartë si dhe metale të tjera të rënda. Ato mund të barten nga nëna në fetus dhe mund të shkaktojnë helmim, si dhe të shkaktojnë dëme në trurin e fetusit.

Disa prej llojeve të peshqve të cilët nënat shtatëzëna nuk duhet t’i hanë janë:  peshku i egër, mbreti skumbri, tuna.

Ndërkaq këta lloje të peshqve mund të përdoren 1-2 herë në javë si p.sh: salmoni, tuna i freskët, shojza e Atlantikut Verior merluci etj.

Ndër produkte të tjera që përmbajnë shumë mërkur janë edhe orizi dhe produktet e orizit qe vijnë nga Kina. Për shkak të eskalimit te gjendjes së kontaminimit të ujit nga industritë e ndryshme, produktet që vijnë nga Kina rrezikojnë të kenë shkallë të lartë të mërkurit, duke ju referuar raportit të “Environmental Health Perspectives”.

Qumështi i orizit dhe arseniku : Orizi është në gjendje të absorbojë shumë arsenik nga toka, ndërsa arseniku është i njohur si kancerogjen.

Bakteriet e rrezikshme: salmonella, listeria dhe e.coli, mishi i papërpunuar, ose i pa zier, peshqit, vezët,  mund të përmbajnë salmonelë, ose ndonjë bakterie tjetër të rrezikshme.
Tek të rriturit kjo bakterie shkakton të vjella, ethe dhe diarre, ndërsa tek gratë shtatëzëna mund të shkaktojë abortin, ose lindjen e parakohshme.

Bakterie tjetër e rrezikshme është edhe listeria, e cila gjendet në mishra, në djathra të butë, në qumësht të papasterizuar në produktet e tij dhe në lëngje të papasterizuara.

Listeria e cila gjendet në djathra të papasterizuara si p.sh në djathin feta, mund të shkaktojë infeksion, i cili mund të çojë deri në vdekjen e placentës, si dhe të pengojë zhvillimin e bebes. Kështu që, gratë shtatzëna duhet gjithmonë ta vendosin mishin në zjarr në temperaturë 165 gradë para se ta hanë atë.

Po ashtu, frutat e pa pastruara mirë mund t’ ju ekspozojnë juve me bakteriet e rrezikshme si listeria dhe e.coli. Andaj frutat duhen pastruar me ujë të vakët dhe me sodë buke para përdorimit.

Mos harroni! Gjithmonë lexoni etiketat dhe pyesni se çfarë ushqimi kanë në restorant. Ndërsa nëse jeni në mëndyshje mos e hani!