Historia e pazakontë e 28-vjeçares nga Tropoja: Me 7 fëmijë dhe dy fakultete

0
57

Ajlin Alfredaj, është 28-vjeçare nga Topoja, dhe ka rrëmbyer vëmendjen e publikut me historinë e sajë të pazakontë.

Duke qenë se jetojmë në një kohë që nataliteti është më i ulët, nuk na rastis shpesh të dëgjojmë se një grua e re në moshë është nënë e shumë fëmijëve.

Ajlin është nënë e 7 fëmijëve, 3 binjakëve dhe një vajze të vogël 1 vjeç e gjysmë.

Ajo tregoi se ndihet më e lumtur se kurrë kur e sheh shtëpinë plot me fëmijë, pasi tashmë familja e tyre ka krijuar një rutinë dhe i dhurojnë pafund dashuri njëri-tjetrit.

Përveçse një nënë e përkushtuar, 28-vjeçarja ka realizuar ëndrrën e saj për të qenë e arsimuar, e sot ajo ka përfunduar me sukses dy fakultete.

Ajlin për televizionin TopChanel tha se me pak sakrificë dhe vështirësi çdo nënë mund ta gjejë kohën për t’i bërë të gjitha. Sipas saj ajo arrin ta ketë një familje të shëndoshë pasi planifikon gjithçka, dhe të gjitha punët me fëmijët, shtëpinë dhe shkollën i ka në orare të caktuara, dhe kështu ja del për të gjitha.

Kjo histori është motivuese për nënat e reja, pasi edhe të kesh më shumë fëmijë nuk do të thotë që ngelesh pa i realizuar ëndërrat.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.