Mbyllet klinika e gjinekologut turk në Prishtinë

0
761

Parregullsi dhe barna pa afat në klinikën e doktorit turk

Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë mbylli klinikën e gjinekologut turk Ahmet Payasli, në Prishtinë. Lajmi u konfirmua për portalin Cicerima nga inspektori shëndetësor pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Labinot Zeqiri. I njëjti konfirmoi se kjo ka ardhur, pasi janë konstatuar disa shkelje si mungesa e rilicensimit të aktivitetit të klinikës së tij private, ku ushtronte profesionin e gjinekologut. Policia e krimit ekonomik në vendngjarje ka konstatuar edhe disa shkelje të tjera të rënda, si barna pa afat të skadencës dhe dokumentacion jo të rregullt.

Doktori i njohur turk kishte disa kohë që ushtronte aktivitetin e tij në Prishtinë, madje faqja e tij në facebook është një nga më të ndjekura sidomos nga nënat.

Ahmet Payasli ka punuar si mjek gjinekolog në disa spitale të njohura private që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Kosovë.