Gjakovë: Nëna monstër vret foshnjen njëditëshe

0
518

Një nënë monstër nga Gjakova ka qëlluar me gur në trup foshnjën e saj të porsalindur, për ta lënë të vdekur një ditë pasi A.M. erdhi në jetë. Më pas 32 vjeçarja, e varrosi trupin e foshnjës në oborrin e një objekti të boshatisur, pak metra larg shtëpisë së saj në rrugën “Dëshmorët e Morinës” në Gjakovë. Express sjell detaje të këtij krimi mizor që kreu nëna rome nga Gjakova, përmes rrëfimit të vëllait të saj dhe mjekëve që asistuan në lindje.

Për shtatzëninë e Lauresha Maliqit, 32 vjeçe, nga Komuna e Gjakovës, nuk kishin ditur gjë familjarët e saj.  Për nëntë muaj rresht, Lauresha, kishte arritur që ta fshihte barkun e fryrë nga familja, ndonëse jetonin në të njëjtën shtëpi.

Gjithçka rreth shtatzënisë së saj u mor vesh para dy ditëve. Kishte qenë nëna e saj ajo e cila e kishte vërejtur. Por vetëm një ditë pas, pasi që familja e mori vesh se Lauresha ishte shtatzënë, asaj i erdhi koha që të linde.

Ajo u dërgua në spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë. ‘Isa Grezda’. Më datë 21 mars ajo kishte sjellë në jetë një foshnje të gjinisë femërore. Rreth 3 kilogramë e gjysmë ishte pesha e foshnjës. Por foshnja, A.M, u privua nga jeta prej personit i cili e kishte sjellë atë në jetë.

Për këtë ngjarje të rëndë, nga familja e së dyshuarës për vrasjen e  foshnjës thonë se ndihen të dëshpëruar. Familja për Gazetën Express ka rrëfyer për këtë ngjarje të rëndë.

Vëllai i Laureshës, Benjamini, thotë se ditën kur motra e tij e kishte kryer aktin e rëndë, ajo ishte kthyer në shtëpi me duart plotë gjak. Thotë se nuk e di se di se më kënd e ka fëmijën motra e tij.

Në familjen e Laureshës deklarojnë se ajo zgjodhi t’ia marrë jetën vajzës së saj në mënyrën më të rëndë. E mbyti atë me gurë dhe e varrosi në një objekt të boshatisur.
“Ne nuk e kemi pa foshnjën veç se për gjendjen e saj policia na thënë që e mbytë me gurë ka qenë, se ka pas shenja në trup. Dhe pastaj ajo e kish marrë vajzën dhe e kish varrosë nën gurë”, rrëfejnë nga familja. Burimi, Express.