Fruti që ju ndihmon të bini në peshë dhe të formoni bel?

0
294

Garcinia cambogia është një frut tropikal, i cili ka ndikim të jashtëzakonshëm në humbjen e peshës.

Garcinia frenon aftësinë e trupit të njeriut për të grumbulluar peshë, duke ndalur ndjenjën e urisë.

Ajo gjithashtu ndikon në ruajtjen e nivelit të kolesterolit dhe të sheqerit në gjak.

Por si vepron ajo?

Përbërësi aktiv i saj hydroxycitric acid ose HCA , nxit djegien e dhjamit dhe ndërpret oreksin.

Ajo bllokon enzimën citrate lyase,  të cilën trupi ynë e përdor për tu shëndoshur. Ajo gjithashtu ngre nivelin e serotoninës, çka ju bën ju të ndiheni më pak të uritur.

Diabeti i tipit 2 dhe kolesteroli i lartë

Garcinia e bën më të lehtë shpërbërjen e glukozës nga organizmi për ta shndërruar në energji.

Në një eksperiment me minj u arrit në përfundimin se ata që u ushqyen me garcinia cambogia patën nivele më të ulëta të isulinës, sesa minjtë që nuk e morën këtë bimë.

Pra, kjo është një arsye tjetër pse kjo bimë është kaq e preferueshme, jo vetëm për rënien në peshë, por edhe për kontrollin e diabetit.

Disa studime treguan se garcinia cambogia mund të ulë kolesterolin e keq në gjak dhe të rrisë kolesterolin e mirë HDL.

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.