Foshnja që nuk vizitohej nga askush në spital, adoptohet nga infermierja

0
80

Një vajzë që lindi para kohe dhe nuk u vizitua nga askush në spital, është adoptuar nga një infermiere që kujdesej për të.

Liz Smith, 45 vjeçare, kishte dashur gjithmonë të ishte një nënë, por kjo gjë nuk ndodhi me të pasi asaj iu dha lajmi se nuk mund të bëhej nënë, por në të njëjtën ditë që mori lajmin e keq, ajo u takua me fëmijën Gisele, e cila kishte probleme shëndetësor pasi lindi në javën e 29-të, nga një nënë dhe baba të varur nga droga.

Gisele nuk kishte vizitorë për muaj me radhe pasi infermierët kujdeseshin për të në një njësi të kujdesit intensiv, transmeton Klan Kosova.

Stafi në spitalin francez të fëmijëve, i kushtonin vëmendje të veçantë vajzës, e cila u përball me komplikime shëndetësore.

Një ditë në punë, një infermiere e pyeti zonjën Smith, nëse ajo e kishte takuar.

Smith tha për CNN: “Unë i thash jo, pse?”. “Ajo më tha; vajza ka nevojë për një shtëpi dhe ti me burrin tënd jeni të përsosur”.

Ajo kurrë nuk kishte menduar për kujdestarinë ose adoptim.

Smith u lidh menjëherë me Gisele dhe filloi ta vizitonte rregullisht.

Ajo kurrë nuk kishte menduar për kujdestarinë ose adoptimin.

Vajza shkoi më pas të jetonte me Smith në prill të vitit 2017. Prindërit e Gisele, kishin vizituar infermierën, por vizitat u ndaluan me kohë.

Nëna dhe babaii saj humbën të drejtat e tyre prindërore në qershor të vitit të kaluar kur shteti vendosi se ata nuk mund të kujdeseshin në mënyrë adekuate për atë.

Infermieria e adoptoi zyrtarisht vajzën, tani dyvjeçare, në një seancë dëgjimore në tetor të vitit të kaluar.

Pas gjithë kësaj, Gisele po lulëzon dhe shëndeti i saj është i qëndrueshëm, megjithëse ajo ende ka nevojë për disa trajtime mjekësore.

Infermierja tha se ajo kurrë nuk ka qenë më e lumtur apo më e fortë dhe nuk mund ta imagjinonte jetën pa Gisele.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.