Foshnja 7 muajshe vdes nga fruthi, në pediatrinë e Tiranës

0
429

Një foshnje vetëm 7 muajshe ka ndërruar jetë nga sëmundja e fruthit në pediatrinë e QSUT –së në Tiranë. Lajmi është konfirmuar vetëm pas një jave nga shefja e spitalit infektiv Eli Foto, pas përfundimit të diagnozës. Për TV News 24 , mjekja konfirmoi se foshnja ka rezultuar me pneumoni të rëndë të shkaktuar nga fruthi.

-“ Aktualisht kemi të shtruar 55 fëmijë të prekur nga fruthi , shumica prej të cilëve janë nën moshën 1 vjeçare, pra ata janë të pavaksinuar për shkak të moshës së vogël. – u shpreh doktoresha.

Vaksina MMR, jepet kur fëmija mbush moshën 1 vjeçare. Ndërsa, doza e dytë parashikohet të merret në moshën 5-6 vjeç.

Shefja e shërbimit infektiv të QSUT-së  u bëri apel prindërve të mos neglizhojnë tëmperaturën e lartë , dhe simptoma të tjera të gripit të cilat ngjajnë me ato të fruthit si skuqje e syve, kollë e thatë, sekrecione nga hunda dhe më pas edhe shfaqje të puçrrave.