Fëmijët duhet të qëndrojnë jashtë 4-6 orë në ditë

Ekspertët e edukimit, që shekuj më përpara kanë sugjeruar gjithmonë që fëmijët të qëndrojnë në natyrë 4-6 orë në ditë, të paktën 3 herë në javë. Këto rekomandime mund të gjenden në punët e Charlotte Mason, eksperte edukimi e shekullit të 20-të dhe tashmë janë qindra studime që sugjerojnë të njëjtën gjë.

0
184

Me fëmijët e sotëm që nuk e zgjatin dot një aktivitet më shumë se një orë, sigurisht që është e vështirë të mendosh se si mund të kalohen 4 orë në natyrë, por në momentin që ju ua krijoni atyre këtë mundësi do të vini re se ata përhumben në natyrë me imagjinatën dhe ëndrrat e tyre. Vetë natyra është e pasur me sensorë që i ndihmon ata të zhvillohen dhe të kalojnë kohën mirë.

Mbase 4-6 orë në ditë është e paarritshme, por statistikat tregojnë se fëmijët e sotëm harxhojnë vetëm 4-7 minuta në ditë lojë të lirë jashtë. Kur fëmijëve u jepet kohë për të qëndruar jashtë, trupi i tyre merr instiktivisht të gjitha nxitjet e duhura për tu zhvilluar. Nuk është arsye të thuhet “ nuk kemi kohë” sepse nëse fëmijët kanë 1200 orë kohë në vit para ekraneve ( sipas statistikave), sigurisht që disa nga këto orë mund të shfrytëzohen në mënyrë më produktive dhe më të shëndetshme.

Burimi: Prindër të edukuar