Elodia, vajza me sindromën down, asistente në klinikë dentare

0
446

Elodia Alija është vajza e parë me sindromin down që po punon si asistente e një stomatologu në Ferizaj. 

Tetëmbëdhjetë vjeçarja duket se po ja del më së miri kësaj detyre, duke u kthyer në një inspirim për të gjithë ata që vuajnë nga i njejti sindrom. 

Së fundi ishte këngëtari Sabri Fejzullahu që e vizitoi klinikën në Ferizaj. Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale. 

“Pata nderin dhe kënaqësinë që në klinikën “Briliantdent” tek Dr. Burim Buzhala në Ferizaj ta takoj punonjësen e re, Eloidën, e cila me dashurinë e saj rrëmben zemra! Kjo vajzë është një mrekulli në vete. Lum si Burimi me që me humanitetin e zemërgjerësinë e tij ka bërë veprim të madh me rastin e punësimit të Eloidës, duke i thirrë kështu mendjes dhe ndërgjegjes së popullit dhe udhëheqësisë në trojet tona. Mos qoftë ky akti i vetëm. Le të vazhdojmë ti përkrahim njerëzit me Sindromën Down.” ka shkruar Sabri Fejzullahu.