Elementët që ndërtojnë një sallatë të kompletuar

0
358

Baza

  • Zgjidhni për bazë gjethe jeshile si: sallata jeshile, rukola, spinaqi, lakra jeshile, pazite

Shto një ngjyrë jeshile më shumë 

  • Për të shtuar gamën e fitokimikateve mbrojtëse është mirë të zgjedhim një nga perimet si: brokoli, filiza, avokado, kastravec.

Shto një ngjyrë tjetër

  • Përvec jeshiles, zgjidhni një nga ngjyrat e kuqe ose portokalli ose të bardhë, sepse secila prej tyre ka antioksidantë, që lidhen pikërisht me ngjyrën si: karrota, speca, domate, qepë, lakër të kuqe.

Shto kërcitje

  • Për ta bërë më interesante në konsum shtoni: rrepa,arra,fara ose drithëra të zier.

Shto dicka ekstra për shëndetin

  • Sallata është një mundësi e shkëlqyer për të marrë edhe ushqime superushqyese si: erëzat, farat e linit, rrushi i thatë, fasulet.

Plotësoje me proteina

  • Nëse doni që me një sallatë t’i keni ofruar organizmit tuaj një vakt të kompletuar dhe të shpejtë shtoni proteina të shëndetshme si: karkaleca, vezë të zier, gjoks pule, peshk ton ose qiqrra.

Lidheni me salcën e përshtatshme

Baza e salcave të sallatave janë vaji i ullirit ekstra i virgjër, lëngu i limonit, hudhra, kripa dhe piperi. Kjo është një alternative e thjeshtë dhe e shpejtë, por salcat ju japin mundësinë të eksploroni pa fund dhe të zbuloni shije unike. Kjo është një salcë e thjeshtë dhe shumë e shijshme:

Salcë portokalli

  • 1 filxhan kafeje vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1 filxhan lëng portokalli
  • 1 lugë të madhe salcë soje
  • 3 luge të mëdha mustarde
  • 2 lugë të medha kos shtëpie
  • 1 fetë domate të  tharë
  • pak timo (thimari)
  • pak piper

I përzieni të gjithë përbërësit në blender dhe gjithçka është gati për të shijuar pjatën më të shëndetshme. Mos e neglizhoni, një sallatë me këtë strukturë, mund të ndryshojë krejtësisht statusin tuaj ushqimor nëse konsumohet çdo ditë, aq më shumë dy herë në ditë. burimi/ blerinadiet

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.