Elbasan, nëna e re ndërron jetë pas lindjes

0
71

Një 25-vjeçare nga Elbasani ka ndërruar jetë, pasi ka lindur fëmijën e saj të parë me operacion. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por një orë pas lindjes, rexhina Debrova ka ndërruar jetë, pasi pësoi arrest kardiak. Familjarët e vajzës të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi. Pasi ka pësuar arrest kardiak, mjekët gjinekologë kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë pas problemeve të hasura me zemrën. Por familjarët thonë se mjeku kardiolog ka mbërritur një orë me vonesë, teksa nëna e re ndërroi jetë.

Sikurse raportojnë mediat në Shqipëri burime nga spitali i Elbasanit kanë deklaruar se diagnoza e së ndjerës është soferencë fetale progrediente  njohur si infarkt mushkërie. 25 vjecarj ishte paraqitur në spital në javën e 42 të shtatëzanisë. Operacioni cezarian ka shkuar mirë, por gjendja e saj është përkeqësuar më pas. Ndërkohë pritet zbardhja e plotë e autopsisë.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.