Dy maska të thjeshta për një lëkurë plot shkëlqim dhe pa rrudha

0
447

Vitamina E është njëri nga komponentët esencial për të pasur flokë, lëkurë dhe shëndet, andaj nga përdorimi i saj ju do të keni shumë përfitime.

Për të pasur një lëkurë perfekte ju mund të kombinoni vitaminën E me disa përbërës që i keni në shtëpi, kurse ne do t’ju tregojmë disa maska që do të bëhen të preferuarat tuaja.

Maskë me vitaminë E dhe aloe vera

Përbërësit: 2-3 pika vaj i vitaminës E, lëngu i brendshëm i aloe verës.

– Përzieni lëngun e brendshëm të aloe verës me vajin e vitaminës E.
– Aplikojeni në fytyrë të pastër dhe lëreni të thahet plotësisht.
– Pastrojeni me ujë të pastër.

Një maskë e tillë do të bëjë që të rrezatoni nga jashtë, ashtu siç rrezatoni nga brenda!

Maskë me vitaminë E, vezë dhe jogurt
Përbërësit: 1 lugë jogurt, 1 vezë, 2-3 pika nga vaji i vitaminës E.

– Përzieni mirë jogurtin me vezën dhe pastaj hidhni vajin e vitaminës E.
– Përzieni mirë të tre përbërësit dhe aplikoni maskën në fytyrë.
– Lëreni të thahet për 15-20 minuta.
– Largojeni nga fytyra dhe pastrojeni me ujë të ftohtë.

Jogurti do të sheshojë fytyrën tuaj, veza do ta ndriçojë lëkurën, ndërsa vitamina E do ta hidratojë atë si dhe do të parandalojë krijimin e rrudhave.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu