Dua një bebe!

0
1470

Tre shenjat të cilat tregojnë se femra është në ditët e saj të pjellorisë:

Gjatë ditëve të pjellorisë trupi i femrës jep disa sinjale, të cilat edhe ju mund t’i kuptoni fare lehtë.

  1. Lëkura e femrës merr ngjyrë pak më rozë. Sipas kërkimeve të Universitet Glasgow, ngjyra rozë e lëkurës e cila tregon rininë dhe pjellorinë vjen për shkak të përqendrimit të shtuar të hormonit estradiol. Ky hormone rritet veçanërisht gjatë fazës pjellore.

2. Zgjedhin ngjyra e kuqe. Sipas një studimi të bërë të vitit 2013, femrat gjatë ditëve të ovulimit zgjedhin përgjithësisht të vishen me ngjyra të kuqe, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e seksit të kundërt.

3. Ndryshon toni i zërit. Zëri në ditët më pjellore të femrës është ndryshe. Ndoshta ju nuk e vini re, por partneri juaj mund ta dallojë. Në ditët më pjellore të femrës zëri i saj bëhet me timbër më të bukur. Arsyeja janë pikërisht hormonet që ndikojnë edhe në kordat zanore, si pasojë e shtimit të qarkullimit të gjakut. Ngjyrat e zërit ndryshojnë në varësi të ciklit tuaj.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu