Dr. OZ : “KETONET, MREKULLIA NE SHISHE QË SHKRIN DHJAMIN”

0
42

Doktori i famshëm amerikano – turk Mehmet Oz i quan ketonet e mjedrës si “mrekullia në shishe që djeg dhjamin”. 


ÇFARË JANË KETONET E MJEDRËS?
Suplementet me ketone janë doza shumë të koncentruara të përbërjeve kimike të mjedrës me polifenole, të cilat i japin asaj aromën e këndshme. Polifenolet kanë veti antioksidante, luftojnë infeksionet si dhe pastrojnë organizmin nga toksinat. Ketonet e mjedrës janë të miratuara edhe nga Federata Amerikane e Ushqimit dhe Medicinës që nga viti 1965. 
Pas shumë studimeve tashmë është konfirmuar edhe shkencërisht se ky suplement krejtësisht natyral ka veti të djegë dhjamin dhe të reduktojë peshën trupore. 
Roli i tyre kryesor është djegia e yndyrnave dhe përshpejtimi i metabolizmit, çka sjellë humbje të peshës. 

Ketonet e mjedrës rrisin prezencën e adiponektinës në gjak. Ajo është një proteinë, e cila rregullon metabolizmin e acideve yndyrore. Sa më e lartë vlera e adiponektinës, aq më shpejt organizmi i zbërthen yndyrnat në energji. Ky proces i cili quhet liposis është ai moment kur trupi prandalon depozitimin e yndyrnave të tjera dhe i përdor për energji, yndyrnat ekzistuese brenda qelizës.

PËRSE DUHEN PËRDORUR KETONET E MJEDRËS?


1. Janë 100 % natyrale dhe nuk kanë efekte anësore.
2. Të mbajnë të ngopur dhe reduktojnë oreksin.
3. Japin energji dhe përshpejtojnë metabolizmin.
4. Ndikojnë në forcimin dhe tonifikimin e muskujve.

Çfarë është dieta Keto?

“Keto” është dieta më e përfolur viteve të fundit. Ajo ndiqet, jo vetëm nga shumë yje të hollivudit, por edhe nga njerëzit e zakonshëm që duan të humbin peshë shpejt. Njëkohësisht dieta Keto është mjaft e debatuar për shkak se ajo mbështet kryesisht në konsumimin e yndyrnave dhe proteinave shtazore.

Por si funksionon dieta Keto?

Zakonisht trupi e merr energjinë nga karbohidratet dhe i kthen ato në glukozë. Por nëse ka mungesë të karbohidrateve sikurse ndodh me dietën ketogjenike, trupi fillon t’i shfrytëzojë rezervat e yndyrës për ta arritur nivelin e nevojshëm të energjisë. Dieta ketogjenike është e ndryshme nga dietat e tjera sepse personat që e ndjekin këtë dietë nuk humbin masë muskulore, por vetëm dhjam. Elementi kryesor i nutricionit gjatë dietës ketogjenike është yndyra, e cila duhet të jetë 75% e të gjitha ushqimeve që i konsumoni. Pastaj duhet të konsumoni 20% proteina dhe karbohidrate vetëm 5%.

Dieta keto u zbulua në vitin 1920 dhe u përdor kryesisht për trajtimin e epilepsisë dhe më vonë edhe të diabetit.