Dietologia Bombaj, pse shtova në menynë e kopshteve trahana?

0
297

Dietologia Blerina Bombaj, ideatorja e menysë së re të kopshteve të Tiranës ka reaguar pas kundërshtimit të disa prindërve për këtë ndryshim të ushqyerjes në kopshte.

Nutricionistja ka shpjeguar në profilin e saj në facebook shtimin e disa produkteve si trahanaja dhe tërshëra, të cilat sipas prindërve nuk janë pëlqyer aspak prej fëmijëve, çka ka bërë që ata ta lënë ushqimin në pjatë të paprekur.

″-Mëngjesi i fëmijëve të kopshteve sot: trahana me bukë thekre, vaj ulliri dhe djathë të bardhë.
Prej ditës së djeshme, ka filluar implementimi i një menyje krejtësisht revolucionare në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës. Prioritet i menysë ka qenë eliminimi i ushqimit të tepërt në kalori dhe konvertimi i tyre në cilësi. Kjo meny është hartuar sipas udhëzimeve ndërkombëtare për një ushqyerje të mjaftueshme dhe cilësore, që edukon fëmijët me shije të shëndetshme, të larmishme dhe të ushqyeshme. Ky ushqim është ndërtuar në mënyrë që të forcojë imunitetin, të ndërtojë një florë bakteriale të shëndetshme (për këtë kemi vendosur tërshërë me kos në dy mëngjese si dhe trahana), dhe i mbron ata nga sëmundjet kronike.
Fëmijët do të marrin sasinë e duhur të fibrave, vitaminës C dhe A, hekurit, zinkut dhe folateve. Do të marrin yndyrnat e pazëvendësueshme të vajit të ullirit, dhe do të evitojnë sheqerin e dëmshëm dhe yndyrnat e ngopura të gjalpit, i cili në më të shumtën e rasteve është i përzier me vaj palme. Perimet do të serviren kryesisht, sipas stinës në mënyrë që domatet të kryesojnë në verë dhe kryqëzoret si brokoli dhe lulelakra në dimër. Servirja nuk do të jetë vetëm në supa dhe pure, por edhe veç e veç në pjatë, në mënyrë që fëmijët t´i shohin dhe t´i prekin zarvatet, t´i dallojnë dhe shijojnë. Çfarë është më e rëndësishmja, do të mësohen me zgjedhje të shëndetshme që do t´ju vlejnë për gjithë jetën. Së shpejti, menytë do t´i keni në dispozicion të gjitha nënat, në faqen tonë të webi-it.

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu