Deformimet e këmbëve të fëmijëve

0
922
ÇFARË DUHET TË DINE PRINDËRIT RRETH KËMBËS SË SHESHTË, INTOEING, KËMBËVE TË HARKUARA DHE KËPUCËVE PËR FËMIJËT

Prindërit shqetësohen për këmbën e sheshtë , por … këmbët e sheshta janë normale në foshnjat, fëmijët dhe të rriturit. Këpucë të veçanta, inserte, wedges, ose ushtrimet nuk krijojnë një hark në një fëmijë me një shputë të rrafshët e fleksibël.

Këmba e sheshtë – Dystaban

Prindërit shqetësohen për këmbën e sheshtë , por … këmbët e sheshta janë normale në foshnjat, fëmijët dhe të rriturit. Këpucë të veçanta, inserte, wedges, ose ushtrimet nuk krijojnë një hark në një fëmijë me një shputë të rrafshët e fleksibël.

 A E DINI SE?

Një në pesë fëmijë kurrë nuk zhvillon hark. Shumica e të rriturve me këmbë të sheshtë fleksibël kanë këmbë të forte e pa dhimbje.

Shumica e fëmijëve kanë harqe të ulët për shkak se ata kanë artikulacione të lirshme.Harku sheshohet kur ata janë në këmbë dhe këmbët e tyre duket sikur rrokullisen dhe këmbët e tyre drejtohen nga jashtë.

Harku mund të shihet kur këmbët mbahen të varura dhe të lira ose kur fëmija qëndron mbi gishtat e këmbëve të saj.


Ashtu si fëmijët normalë që janë me lartësi të ndryshme …

… harqet normale kanë lartësi të ndryshme, gjithashtu!

A E DINI SE?

Vendosja e një pad-i ose inserti nën harkun e një dystabani të thjeshtë fleksibile e bëjnë fëmijën të ndjehet keq… dhe kjo është një humbje parash !

Mjeku është i shqetësuar nëse është dystaban i :

Por mjeku është më i shqetësuar kur sheh një hark të lartë, sepse ajo me shumë gjasa mund të shkaktojë dhimbje më vonë.

 

Intoeing- Ecja me këmbë nga brenda

Intoeing është e zakonshme gjatë rritjes së fëmijës

Ka tre shkaqet të intoeing që mjeku juaj mund të përcaktojë:

  1. Shputa e harkuar
  2. Rrotullimi Tibial
  3. Rrotullimi Femoral

Shputa e Harkuar

Shputa e harkuar shkaktohet nga pozicioni i fëmijës përpara lindjes

Shumica e fëmijëve me këmbë të harkuar përmisohen pa trajtim në muajt e pare, megjithatë për-misimi mund të shkojë deri në 3 vitet e para te jetes.

Rrallë , shputa e harkuar mund të jetë e ngurtësuar, persistojë dhe të ketë nevojë për trajtim me allçi apo splint. Këpucët speciale nuk e korrigjojne .

Rrotullimi Tibial

Rrotullim Tibial është një kthim përbrenda të pjesës së poshtme të këmbës. Kjo është një variant i normales që është shumë e zakonshme gjatë foshnjërisë dhe fëmijërisë.

Splintet, ushtrimet, bracet, ose modifikimet e këpucëve nuk e korrigjojnë rrotullimin dhe në fakt mund të jenë të dëmshme. Këmbët me rrotullim tibial drejtohen pa trajtim gjatë foshnjërisë dhe fëmijërisë.

Rrotullimi femoral është një përdredhje e kockave të kofshës shkaktuar nga një rotacioni i brendshëm i këmbës.Shkaku i rrotullimit të femurit është i panjohur. Rrotullimi i femurit është më e rëndë kur fëmija është rreth pesë apo gjashtë vjeç. Shumica e fëmijëve duke u rritur nga mosha 10 vjeç e kalojnë këtë shqetësim. Insertet e këpucëve, modifikimet ose bracet nuk e korrigjojnë këtë kondicion. Ata mund të jene të pakëndshme për fëmijët si dhe mund ti lëndojnë kur luajnë.

                             Këmbët e harkuara dhe Gjunjtë që përplasen

Gjatë zhvillimit të tyre normal, foshnjat shpesh kanë këmbë të harkuara. Me rritjen e fëmijës mund që gjunjtë të trokasin, pëplasin njëri-tjetrin deri nga mosha 18 muajsh. Me rritjen e mëtejshme këmbët drejtohen.

Mjeku juaj do të vendosë nëse këmbët fëmijës suaj janë normale. Nëse janë normale, kondicioni do të korrigjohet me kalimin e kohës.

Këpucë të veçanta, wedges, shtesat-insertet ose ushtrimet e bëjnë fëmijën të ndjehet keq dhe nuk e korrigjojë formën.

Mjeku juaj mund të shqetësohet nëse gjendja është e rëndë, ndodh vetëm në njërën anë, ose shkon në familje – veçanërisht në qoftë se familja ka tendencë të jetë jashtëzakonisht e shkurtër në shtat.

Këpucët

Njerëzit këmbëzbathur kanë këmbët më të mira! Fëmija juaj ka nevojë për këpucë fleksibël, të buta që lejonë lirshmëri maksimale për këmbët që të zhvillohen normalisht.

Përmasat

Këpucët janë shumë më të mira kur janë pak më të mëdha sesa shumë të vogla.

Flexibiliteti

Këpucët e Ngurta, “këpucë mbështetëse” nuk janë të mira për këmbët, sepse ata kufizojnë lëvizjen e cila është e nevojshme për zhvillimin dhe mbajtjen e forces së lëvizjes së këmbës.

Këmba e fëmijës ka nevojë për mbrojtje nga a te ftohtit dhe e objekteve të mprehtë dhe lirshmëri për lëvizje.

Rrëzimet e fëmijëve shkaktojnë lëndime të shumta. Një taban kepuce që nuk është as e rrëshqitshme apo e ngjitshme është më e mira.

Materiali

Një material i ajrosur mund të jetë më e mirë, sidomos në klimë të ngrohtë.

Përgatiti/ Dr. Ledian Fezollari, ortoped