Cilat vitamina parandalojnë rënien e flokut?

0
638
Cilat vitamina parandalojnë rënien e flokut?

Rënia e flokëve ndodh më shpesh gjatë stinës së verës dhe të vjeshtës.

-“Sipas një studimi të fundit avokado si dhe vajërat e peshkut mund ta parandalojnë rënien e flokëve. Një skalp i thatë mund të jetë një shenjë, se ju keni nevojë për më shumë acide yndyrore nga omega 3,” – thotë nutricionistja Marilyn Glanville.

Sikurse ne e dimë yndyrnat nuk janë gjithnjë të këqija, dhe vajërat esencialë kanë shumë veti të rëndësishme në mirëmbajtjen e lëkurës, skalpit dhe të shkëlqimit të flokëve. Acidet yndyrore të përftuara nga omega 3, gjithashtu ndikojnë në shëndetin e flokut. Nutricionistët theksojnë se duhen konsumuar sa më shumë fruta dhe perime, të cilat ndikojnë në forcimin e flokëve.

-“Avokado, arrat, vaji i peshkut, si dhe farat e lirit sidomos, janë të gjitha burime me acide yndyrore të mira, të cilat mund ta parandalojnë rënien e flokëve, “- shtoi ajo.

Ne kemi nevojë për ushqime, vitamina dhe minerale të ndryshme që të mund të ndikojmë drejtpërdrejt tek flokët. Nuk mund të themi që x ushqim ndikon më shumë.

Kombinimi i një sërë ushqimesh na ndihmon të mos na bien flokët. Rënia e flokut mund të shkaktohet nga një qarkullim i dobët i gjakut, në skalpin e kokës.

Vitamina C si dhe bioflavonoidet e frutave të ndryshme dhe të perimeve gjithashtu, rrisin qarkullimin e gjakut në vena, ndaj sigurohuni që të merrni mjaftueshëm vitamin C.

Vitamina E ndikon në rritjen e qarkullimit të gjakut duke ndikuar drejtpërdrejt në ushqimin e folikulës së flokut , Çka sjell daljen e flokëve të rinj. Vitamina E mund të pihet, por edhe mund të aplikohet direkt në lëkurën e kokës, duke masazhuar lehtë vendet, ku rënia e flokut është më e theksuar.

Një person humb mesatarisht 50 deri në 100 fije floku në ditë, sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.

Zgjatja e flokut ndodh më shpejt gjatë moshës 15-30 vjeÇ, dhe fillon të ndalet mes moshës 40-50 vjeÇare.

Më shumë se gjysma e meshkujve në botë mbesin pa flokë në moshën 50 vjeÇare.