Cila është mosha e duhur për të përdorur produktet antirrudhë?

0
190

Zgjedhja e produktit të duhur për eleminimin e shenjave të plakjes mund të jetë e lodhshme në një treg të stërmbushur me produkte kozmetike.

Atëherë si duhet ta përzgjedhim dhe kur duhet të nisim përdorimin e produkteve për eleminimin e rrudhave, rrathët e zinj posht syve, strijat pas lindjes apo njollat kafe?

Ekspertët sugjerojnë se lëkura nis të plaket rreth moshës 20 vjeçare.

“ I rekomandoj pacientëve të mij që të nisin përdorimin e produkteve antirrudhë më herët rreth moshës 20 – 30 vjeçare, atëherë kur lëkura jonë nis të humbasë sasinë e kolagjenit. – thotë Y. Claire Chang, dermatologe në Union Square Laser Dermatology, në New York City.

Hapi i parë i një regjimi të mirë mbrojtës të lëkurës është lyerja me krem mbrojtës me SPF 50, por edhe më të lartë se kaq.- thotë dermatologia e çertifikuar Naana Boakye , në departamentin e New Jersey’s Bergen Dermatology.

Hapi dytë, hidratimi i lëkurës suaj çdo ditë.

Hapi i radhës është identifikimi i produkteve më të mira antirrudhë me përmbajtje të lartë të vitaminës A dhe E, të cilat njihen si antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ.

“ Stresi oksidativ, rrezet UV janë shkaktarët kryesorë të plakjes së lëkurës. Ato krijojnë enzima që degradojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës, çka sjell krijimin e njollave dhe të rrudhave,- shpjegon dermatologia.

Kremrat që përmbajnë vitamin A mund të nxisin depozitimin e kolagjenit dhe parandalon degradimin e tij, duke rritur sasinë e kolagjenit të tipit 1

(prokolagjen).

Kolagjeni është një proteinë që i jep lëkurës elasticitet dhe fortësi, duke e bërë atë të duket e re.

Mënyra se si ju e radhisni përdorimin e produkteve të lëkurës është gjithashtu shumë e rëndësishme.

“Pas pastrimit të lëkurës në mëngjes me skrub (exfoliator) serum gel apo tonik vendoset kremi hidratues dhe më pas kremi me SPF 50.

Në darkë eksfoliatori, toniku, serumi ose xheli , kremi i natës apo vajra antioksidantë si vitamin E, C ose A.

Për më shumë hidhini një sy produkteve antirrudhë që ne ju sugjerojmë:

Vaj i vitaminës E është antioksidant i fuqishëm që eleminon rrudhat dhe zbeh njollat kafe.

Kolagjen i hidrolizuar ( kolagjeni më natyral) i pasur edhe me vitamina C, B2 dhe B3.

Ujë trëndafili tonik, formulë 3 fish e përqendruar me veti anti akne dhe antirrudhë