Cheese cake me fruta pylli dhe pa pjekje

0
868

Receta e cheese cake me fruta pylli dhe pa pjekje

Kush mund t’i thotë jo për një chesse cake, aq më tepër kur ai nuk ka nevojë të piqet? Kjo është receta:

Përbëresit:

biskota digjestive 200 gr

gjalp   100 gr

fruta pylli  400 gr

sheqer 75 gr

xhelatinë peshku – një fletë

djath marskarpone 250 gr

djath filadelfia – 200 gr

Copëtojmë dhe i grijmë biskotat imët. Më pas i bashkojmë me gjalpin dhe i shtrijmë mirë mbi tepsi. E vendosim në frigorifer për 30 minuta.

Ndërkohë frutat e pyllit i spërkasim me pak sheqer dhe i vëmë të ziejnë bashkë në zjarr të ngadaltë, duke i përzier mirë.

Marrim panan e lëngshme të cilën e punojmë me mikser, derisa të formohet një masë e trashë.

Ndërkohë xhelatinën e vendosim të zbutet në ujë të ftohtë. E shtrydhim nga uji dhe e lëmë në një tenxhere të vogël, bashkë me pak lëng limoni ose limonçelo. I përziejmë mirë ngadalë, derisa të bëhet e lëngshme.

Punojmë maskarponen dhe djathin filadelfia, duke i rrahur me mikser. Shtojmë 150 gr sheqer. Shtojmë edhe një gotë shkumë pane.

Tani i përziejmë të gjitha bashkë, maskarponen me panën, si edhe me gjysmën e masës nga frutat e pyllit, të cilat i ziem më herët. Vazhdojmë i rrahim me mikser dhe do shohim se si masa ka marrë ngjyrë lejla. Pjesën tjetër të frutave e ruajmë për ta hedhur sipër si dekor.

Hedhim panën komplet në tepsinë e biskotave dhe e vendosim në frigorifer për të paktën 3 orë.

Në fund bëjmë dekorin me frutat e pyllit.

Ju bëftë mirë!