Çfarë është polenta?

0
1172

Polenta është një ushqim tradicional që i ka rrënjët në Italinë veriore. Pra, ajo nuk është një përbërës por emri i njohur i një pjate të shijshme, e cila ka shumë kalori dhe të mban të ngopur për një kohë të gjatë. Përbërja e saj është nga mielli i misrit të bardhë dhe atij të verdhë.  Zakonisht  atë e gjejmë me çmim më të shtrenjtë sesa mielli i thjeshtë i misrit dhe ka një shije më të ëmbël.

Pakot me polenta që ne gjejmë në markete janë enkas të bluara më fort për këtë specialitet të njohur italian. Polenta e njohur italiane kërkon rreth 40 minuta zierje në ujë të vluar, por në markete sot gjinden edhe lloje të tjera të presuara, të cilat përgatiten më shpejt.

Polenta është një ushqim i përsosur, pasi nuk përmban gluten.

Ajo preferohet edhe si ushqim kryesor tek fëmijët mbi 8 muaj, pasi misri njihet si burim alergjish ndaj dhe duhet shmangur dhënia e tij përpara kësaj moshe.

Receta:  Polenta me spinaq

  • Vloni ujin dhe hidhni polentën sipas instruksioneve në qese ( 50 g)
  • Copëtoni spinaqin dhe skuqeni me pak gjalp ( 50 g spinaq ) dhe ( 1 lugë gjelle gjalp)
  • Përzieni përbërsëit në një enë.
  • Në fund hidhini pak djath parmesan. ( 2 lugë ëmbëlsire me djath)