Çfarë është lia e ujit dhe si kurohet ajo?

0
2314
varicela

Intervistë me mjekun pediatër Hajriz Ibrahimi

  1. Doktor çfarë është lia e ujit, variçela?

Variçela është sëmundje akute virale ngjitëse, e shkaktuar nga variçela zoster virusi.

2. Si shfaqet ajo?

Koha e inkubacionit është rreth 21 ditë. Manifestimet klinike janë : temperaturë, ethe, me fluoroshenca në lëkurë të tilla si; makula, papula, vezikula, postula dhe krusta. Ndryshimet në lëkurë ndodhin 3-4 herë me hove.

3. Si trajtohet lia e ujit?

Lëkura e sëmurë lyhet me kalaminë losion disa herë në ditë, deri sa të bie krusta e fundit. Duhet të jepet edhe paracetamol për temperaturën si dhe vitamin C për t’i forcuar imunitetin.

4. A duhet larë fëmija ndërkohë që është me li?

Fëmijët duhet të lahen afërsisht çdo dy ditë, të thahen dhe të lyhen me kalaminë losion menjëherë. Përpos larjes, duhet të mbahet higjiena personale (veçanërisht të priten thonjtë)  dhe ambienti të ajroset.

5. Po shtatëzënat a rrezikohen nëse janë në kontakt me persona të tjerë më li dhe si duhet të veprohet në këto raste?

Rastet me variçelë duhet të izolohen nga të tjerët, sepse kontakti me gruan shtatëzënë e rrezikon frytin.

6. A e kalojnë linë e ujit të gjithë fëmijët apo ka raste kur ajo nuk shfaqet?

Kontagjioziteti është 100% dhe të gjithë personat gjatë jetës së tyre e kalojnë variçelën. Ka edhe forma abortive të variçelës, te keta persona variçela kalohet lehtë me manifestime klinike të lehta dhe imunitet solid.

Dr. Hajriz Ibrahimi – Pediatër (Ai ushtron detyrën e tij si mjek pediatër, prej 30 vitesh në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Gjilan. kontakt : Cel. 044 132 849)