Bleona Qerreti ngrin vezët për 10 mijë dollarë!

0
610

Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qerreti, e cila po zhvillon karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur kokë e këmbë t’i përkushtohet karrierës. Ndaj, ka zgjedhur të ngrijë vezët e saj, për t’i bërë ato funksionale në të ardhmen, pasi të ketë përmbushur vetveten në rrugën artistike.

Këngëtares do t’i duhet të marrë disa gjilpëra për disa javë rresht, ashtu sikurse e kërkojnë këto lloj procedurash. Këtë gjë ajo e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në instagram, duke treguar se është më të vërtetë një vajzë trime , e cila nuk ka frikë nga kjo procedurë pak e dhimbshme, pasi i duhet të shpojë barkun vet me gjilpërë. Madje, ajo thotë së do ta bëjë këtë gjë për disa javë rresht, derisa vezët të ovulojnë.

Procedura e ngrirjes së vezëve është mjaft e njohur në vendet perëndimore dhe vecanërisht në SHBA, ku gratë i nënshtrohen për të siguruar vezët e tyre dhe për t’u bërë nëna në një moment më të përshtatëm të jetës së tyre.

Kjo procedurë është mjaft e kushtueshme. Ajo varion nga 10 mijë deri në 12 mijë $. Për mbajtjen e tyre në gjendje të ngrirë duhet bërë edhe një pagesë ekstra prej 800 dollarësh.

Këngëtarja është ende duke marrë mjekimet e duhura për fazën e ovulimit, përpara se t’i nënshtrohet procedurës së dhimbshme të marrjes së vezëve. Që kjo të jetë e sukseshme do të duhet të paktën 15 vezë të ngrira.

Por, orën e tyre biologjike e kanë ndalur edhe shumë femra të tjera të Hollivudit, si aktore apo prezantuese të njohura, të cilat nuk duan ende të bëhen nëna, por nga ana tjetër duan ta ruajnë këtë mundësi që jua ka dhuruar natyra.

Personazhet e Hollivudit që kanë ngrirë vezët: Sofia Vergara, Celine Dion, Janet Jackson, Kim Kardashian.