Biskota për çaj

0
522

Për 1 kg biskota duhen:

  • miell 600 gr
  • sheqer 400 gr
  • gjalp 400 gr
  • 4 kokrra vezë
  • sodë 4 gr
  • arra të grira
  • ujë 50 gr

Përgatitja:

Në një enë rrihet gjalpi dhe sheqeri ,derisa të krijohet një masë e bardhë e njëllojtë, pastaj shtohen vezët dhe uji. Rrihet masa me një lugë druri, ose me dorë, derisa të krijohet një masë homogjene. Zihet brumi me miell dhe pak sodë buke.

Brumi hapet në peta me trashësi 3-4 mm dhe pritet në forma të ndryshme, ose me anë të gotave për pije. Biskotat vendosen në tepsi të lyer më parë me gjalp, me largësi nga njëra –tjetra. Sipër lyhen me të verdhat e vezëve të holluar me pak ujë. Në fund spërkaten me arrat e grira. Piqen në furrë në temperaturën 220 gradë Celsius.