Autizmi nuk zgjedh fëmijët

0
44

Në ditën botërore të autizmit, janë prindërit ata që shfaqin brengat për fëmijët e tyre që kanë lindur me këtë çrregullim. Një nënë që përballet me këtë situatë tha se kjo nuk është aspak e lehtë.

” Tani po ja dalim, ama çka do të bëhet në të ardhmen nuk e di. Kam fëmijen 4 vjeçar me autizëm dhe nga viti i kaluar kam filluar me trajtimin te psikologu dhe logopedi, por si do të vazhdojë nuk e di’’ u shpreh A.R nëna e djaloshit të sajë me autizëm.

Ajo tha për portalin Cicërima se autizmi nuk është diçka që ti e di se si përfundon, dhe të kesh një fëmijë me autizëm ti duhet të kujdesësh tërë jetën për atë person, dhe kjo qysh tani ka filluar të jetë një problem për shkak të kostos së lartë. 

’’Kam filluar të brengosem nga tani se si do ja bëjë djali im kur të fillojë shkollën, pasi nuk ka mësues të veçantë që punojnë me këta fëmijë. Dhe të paguajmë logoped për t’i qëndruar fëmijës afër gjatë gjithë shkollimit është e domosdoshme, por vështirë përballushme’’- përfundoi ajo.

Por çka është autizmi?

Spektri i çrregullimit të autizmit (ASD) është një term i gjerë që përdoret për të përshkruar një grup të çrregullimeve neuro-zhvillimore. Këto çrregullime karakterizohen me probleme me komunikim dhe ndërveprim shoqëror.

Ky çrregullim i prek individët në të gjithë botën, pavarësisht racës, kulturës apo prapavijës ekonomike. Ndërsa data 2 prill shënon ditën e autizmit, duke përkrahur fëmijët dhe prindërit që përballen me këtë çrregullim të fëmijëve të tyre.

Edhe pse dita e ditës numri i personave autizëm po shtohet, ende nuk ka shifra të sakta se sa është numri i personave të prekur me këtë çrregullim.

2 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit rreth autizmit.

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.