Arsyet përse duhet të fillojmë të marrim vitamin D në vjeshtë?

0
213

Vitamina D, njihet ndryshe si vitamina e Diellit, pasi prodhohet në lëkurën e njeriut kur ekspozohet në Diell. Ajo përfitohet në doza minimale edhe nga disa lloje ushqimesh. Por për të ruajtur nivelin e duhur të saj në gjak duhen marrë suplemente shtesë.

Vitamina D ka disa funksione të rëndësishme si:

-Përthithja e kalciumit, dhe fosforit në eshtra.

– Normalizimi i sistemit imunitar.

– Marrja e vitaminës D është shumë e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e eshtrave dhe të dhëmbëve.

– Ajo krijon rezistencë ndaj disa sëmundjeve.

Nëse ju nuk merrni mjaftueshëm vitamin D, do të rrezikoheni nga sëmundjet e kockave si osteomalacia dhe osteoporoza që shoqërohen me fraktura të rënda kockore.

Përfitimet e vitaminës D

  1. Vitamina D lufton disa sëmundje:

– redukton sklerozën multiple.

– ul shanset për t’u prekur nga sëmundje të zemrës.

– rrit imunitetin e organizmit dhe mbron nga gripi dhe virozat.

  1. Vitamina D redukton depresionin:

Studimet kanë treguar se personat e prekur nga depresioni, pasi kanë marrë vitamin D janë janë përmirësuar ndjeshëm.

Arsyet pse duhet të përdorni vitamin D:

  • Jetoni në ambient me ndotje të lartë.
  • Përdorni shumë kremra me faktorë mbrojtës.
  • Kaloni shumë kohë brenda në shtëpi.
  • Keni lëkurë të errët ( sa më e lartë melanina, aq më pak lëkura e përthith rrezet e diellit për t’u konvertuar në vitamin D).

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës D:

  • Lodhje, këputje të trupit.
  • Dhimbje e kockave.
  • Vështirësi në ngjitje të shkallëve, apo kur uleni dhe ngriheni nga shtrati.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu