Anketa: Nxënësit shqiptarë të kequshqyer, vetëm me një vakt

0
530
aishe

Vetëm 17 nga 92 fëmijët e anketuar, kanë thënë se i hanë tri vaktet, kurse të tjerët konsumojnë vetëm një ose dy vakte.

AJSHE LEKA

Duke e pasur parasysh se ushqimi luan një rol shumë të rëndësishëm për organizmin e njeriut e sidomos tek fëmijët, të cilët janë në fazën e rritjes dhe zhvillimit të tyre, disa mësimdhënës janë shprehur të brengosur për faktin se nxënësit e tyre gjatë orarit mësimor konsumojnë patatina(çipsa,smoki etj.)

Kjo ishte arsye e mjaftueshme që unë si nutriciste të përfshihen në këtë shqetësim të mësimdhënësve dhe të kryej një anketë lidhur me të ushqyerit e nxënësve, për të nxjerrë konstatime më të sakta dhe për të dhënë rekomandimet e duhura.

Anketa është kryer në një shkollë fillore në Gjilan,ku kanë marrë pjesë gjithsej 92 nxënës të klasave të pesta, të moshës 10-11 vjeç. Ata janë përgjigjur në pesë pyetje që kishin të bënin me të ushqyerit.

Në pyetjen “A ushqeheni me tri vaktet e rregullta”,vetëm 17 nga 92 fëmijët e anketuar kanë thënë see bëjnë këtë, kurse të tjerët janë përgjigjur duke thënë se konsumojnë vetëm një ose dy vaktet.

Ky është një nga gabim që duhet të na brengos, sepse dihet që vaktet luajnë rol mjaft tërëndësishëm në të ushqyerit e shëndetshëm. Vaktet e rregullta dhe ushqimet e shëndetshme, duhet të kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, por pa marrë energji të tepërta. Për fëmijët është e vështirë të mbulohen nevojat ushqimore vetëm me tre vakte në ditë, prandaj është e nevojshme që atyre t`iu shtohen edhe dy mini-vakte të tjera mes vakteve kryesore, me qëllim plotësimin e nevojave të veçanta të kësaj moshe për kalori dhenutriente, por duke bërë kujdes që këto vakte të jenë të lehta dhe të mos çojnë në uljen eoreksit për vaktin e plotë.

Në pyetjen “A hani pemë dhe perime brenda ditës”,9 fëmijë kanë thënë se hanë vetëm pemë,23 hanë pemë dhe perime, ndërsa të tjerët nuk konsumojnë fare as pemë dhe as perime.

 

Në pyetjen ,,Sa herë nëjavë konsumoni ushqime të shpejta” (fast food hamburger,pleskavicë,tost), shohim se nga 92 fëmijë, vetëm 5 prej tyre konsumojnë çdo ditë,10 prej tyre konsumojnë 2 herë në javë, kurse të tjerët – një herë në javë.

Në pyetjen“Sa herë në javë hani patatina(çipsa,smoki etj) dhe ëmbëlsira (bonbone, karamele, çokollata,biskota etj.)” nga 92 fëmijë pjesëmarrës në anketë, 30 kanë thënë se këtë e bëjnë çdo ditë,ndërsa të tjerët 2-3 herë në javë.

Këto ushqime përmbajnë sasi të mëdha proteinash me origjine shtazore,lëndë konservuese,ngjyruese dhe fuqizuese të shijes,që nxisin krijimin e zakonit për të konsumuar këtë lloj ushqimi,sasi të mëdha sheqernash të ngopura,kolesterol dhe natrium, sasi të vogël fibrash dhe vitaminash,sasi të lartë kalorish.

Ekspertët paralajmërojnë se vetëm një qese e patatinave mund të ketë ndikim të njëjtë sikur të pini pesë litra vaj për gatim.

Në pyetjen “A pini përdorni pije të gazuara” (coca-cola, shweps, redrain,sprite etj) vetëm 12 fëmijë janë përgjigjur duke thënë se nuk konsumojnë pije të gazuara,ndërsa të tjerët konsumojnë çdo ditë. Kafeina krijon një varësi fizike dhe fëmijët nuk janë imunë ndaj saj.Pijet e ëmbëltuara, ato të gazuara dhe pijet energjike janë veçanërisht të dëmshme për dhëmbët nëse pihen shpesh.

Nga rezultatet e kësaj ankete mund tëkonstatojmë se fëmijët bëjnë gabime në të ushqyer. Ata kanë nevojë për njohuri rreth të të ushqyerit e drejt dhe të shëndetshëm, për të siguruar një rritje të shëndetshme dhe njëherësh për të shmangur shumë probleme shëndetësore që mund t`iu paraqiten në të ardhmen e tyre.

Aishe Leka, Zyra për nutricion/dietologji – Ambulanca “Med Family” Email: ajsheleka1@gmail.com , Gjilan 60000