Adoleshentët shqiptarë të prekur nga depresioni

0
456

Numri i të rinjve shqiptarë të prekur nga depresioni dhe ankthi po shënon rritje nga viti në vit. Më të rrezikuar janë moshat mbi 18 vjeç, por edhe fëmijët e vegjël. Drejtoresha e fondacionit “Together Kosova”, Vera Remskar pohon për portalin “Cicerima” se shqetësimet e të rinjve që u drejtohen uebfaqes këshilluese www.nukjevet.net, e cila ruan anonimatin e përdoruesve janë kryesisht rreth problemeve të seksit, ankthit dhe depresionit.

“- Fatkeqësisht në dekadën e fundit vërehet një rritje e madhe e problemeve të shëndetit mendor, të cilat prekin të rinjtë dhe fëmijët. Jeta është bërë goxha stresuse dhe ne si popull nuk kemi ndonjë model që e marrim nga familja, rrethi apo shkolla, se si të ballafaqohemi me sfidat që i sjellë jeta. Në bazë të të dhënave të grumbulluara që 7 vite në uebfaqen tonë, mosha 10-18 vjet, më shumë përballen me ankthin. Por, depresioni është në rritje, sidomos tek mosha +18.

Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, depresioni do të jetë problemi numër një i shëndetit publik, deri në vitin 2020.

Por, në shoqërinë shqiptare mbetet një problem më vete stigmatizimi i personave të prekur nga ankthi dhe depresioni. Ata hezitojnë të flasin për sëmundjen dhe nuk u tregojnë të afërmve të tyre, çka shoqërohet me përkeqësimin e shëndetit të tyre mendor.

Ndaj, Drejtoresha Ekzekutive e fondacionit “Together Kosova” në ditën ndërkombëtare të shëndetit mendor ka një apel, për të gjithë ata të rinj, të cilët nuk dinë ku të drejtohen për problemet e tyre.

“- Përkujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe të të afërmve tuaj. Merrni kohë për vete. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë, apo t’u ofroni ndihmë atyre që e vëreni se ju nevojitet. Probemet zgjidhen nëse kërkoni ndihmë. Nuk jeni vetëm!

SHENJAT E HERSHME TE DEPRESIONIT TEK FEMIJET

  • Mbyllje në vete
  • Ndryshime të gjumit
  • Ndjenja mërzie
  • Mungesë përqendrimi
  • Ndjenja e fajit
  • Irritim, nervoz
  • Dhimbje fizike të kokës ose të barkut
  • E qarë pa arsye
  • Mendime vetëvrasëse
  • Mungesë oreksi

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.