Adelina Tahiri konfirmon shtatëzaninë dhe na zbulon gjininë

0
264

Prej disa kohësh përflitet për një shtatëzani të mundshme të këngëtares Adelina Tahiri. Vetë ajo nuk e ka konfirmuar këtë gjë deri ditën e sotme, ku me anë të një fotoje në instagram, ka zbuluar edhe gjininë e bebit.

“Është djalë”, shkruan Adelina, teksa e shoqëron me një ’emoji’ (ikonë) engjëlli.

Ajo u martua disa kohë më parë me avokatin e njohur nga Maqedonia dhe duket se gjërat po i shkojnë më së miri.