Adelina Ismajli: Si kalova në depresion gjatë shtatëzanisë

0
665
adelina

Adelina Ismajli në një rrëfim për jetën private

Këngëtarja e njohur Adelina Ismajli ka folur për herë të parë pas lindjes së djalit për depresionin që vuajti gjatë shtatëzanisë.

-“Depresion pas lindjes nuk kam pasur, por gjatë shtatëzanisë. Në atë periudhë më vdiq mami dhe e kam pasur në mendje gjatë gjithë kohës, që ajo nuk ishte më me ne.- u shpreh këngëtarja për emisionin “ Thumb”.

Adelina tregoi se një fatkeqësi e tillë ka bërë që ajo të lidhet edhe më shumë me dy motrat e saj Emën dhe Zanfinën.

-“ Në shqiptarët e kemi traditë që kemi një familje të fortë, dhe ne jemi afruar edhe më shumë me njëra-tjetrën.-  ka rrëfyer ajo.

Edhe pse më herët Adelina Ismajli ishte shprehur se do të dontë të kishte një familje të madhe me 6 fëmijë, duket se eksperienca me të birin Uliksin e ka lodhur shumë. Ndaj ajo sot preferon vetëm dy fëmijë.

-“ Do të dëshiroja që Uliksit t’i bëja edhe një motër. E kam dëshiruar shumë një vajzë dhe më ndodh shpesh që sa herë dal t’i blej rroba djalit, kaloj njëherë nga sektori i vajzave. – ka thënë Adelina.