“7 sjellje të prindërve që i pengojnë fëmijët të jenë të suksesshëm”

0
453

Psikologu i njohur Dr. Tim Elmore ka zbuluar disa gabime që bëjnë prindërit me fëmijët e tyre, duke i bërë ata të ulin vetëvlerësimin që në moshë të hershme dhe t’i zvogëlojnë shanset që ata të jenë fëmijë të suksesshëm në të ardhmen.

Për t’iu shmangur dhe ju këtyre gabimeve hidhini një sy kësaj liste.

 1. Ne nuk i lëmë fëmijët të përjetojnë rriskun.

Ne po jetojmë në një jetë që na paralajmëron ngado për rreziqet që na kanosen përreth. Prindërit nga frika bëjnë gjithçka për t’i mbrojtur fëmijët e tyre nga rreziku. Kjo sigurisht, që është detyra e prindit, por ne duhet t’i ekspozojmë fëmijët tek rreziku i “shëndetshëm.” Pra një fëmijë duhet të dalë përjashtë dhe të luajë. Fëmijët le ta përjetojnë dhimbjen e gërvishtjes së gjurit. Nëse një fëmijë nuk i ka këto përjetime në një moshë më madhore do të zhvillojë ndjenjën e frikës. Fëmijët duhet të rrëzohen disa herë që të kuptojnë se kjo është normale.

 2. Ne ja bëjmë gjithçka të gatshme.

Ne kemi maninë t’ja japim gjërat e gatshme dhe të mos i zhvillojmë aftësitë e tyre, vetëm e vetëm që ata të mos gabojnë e të mos rrezikojnë. Kështu i bëjmë ata të paaftë për të kapërcyer krizat në të ardhmen. Ata do të mendojnë se nëse rrëzohen, duhet patjetër të shkojë dikush që t’i ndihmojë ti  ngre. Kështu i humbim ndjenjën e përgjegjësisë fëmijëve.

3. Ne nuk ja prishim qejfin fëmijëve.

Fëmijëve u duhet thënë edhe “Jo”. Madje kjo duhet të jetë e prerë. Fëmijët nuk duhet t’ju duan ju çdo minutë. Lërini të shfryhen edhe nëse ju ja prishni qejfin. Në rastet kur keni më shumë se një fëmijë do të ishte mirë të inkurajoni vetëm fëmijën që ka  kryer një vepër të mirë dhe jo për hatër të lavdëroni edhe tjetrin. Me këtë ju tregoni se meritat janë vetjake dhe jo në kurriz të të tjerëve. Mos i shpërbleni asnjëherë me gjëra materiale. Ndryshe do të mësohen të bëjnë gjëra, vetëm pse në fund të saj do të shpërblehen.

4. Ne entuziazmohemi shumë shpejt për fëmijët.

Fëmijët do e kuptojnë që vetëm mami dhe babi i tyre janë kaq të entuziazmuar për ta, ndërkohë që askush tjetër nuk e sheh veçantinë e tyre. Kjo do t’i shtyjë fëmijët të jenë gënjeshtarë e të mos e shohin drejt realitetin në sy. Pra nuk do të kenë forcë të përballen me realitetin.

 5. Ne nuk ndajmë me ta gabimet tona.

Adoleshentët sidomos, do të duan të eksplorojnë gjërat e reja në jetën e tyre. Nuk ka nevojë t’i tregoni se sa keq është të pish duhan apo alkool, por mjafton t’i tregoni eksperiencat tuaja kur keni qenë të rinj. Ata do të jenë të aftë vetë të dallojnë çfarë është e mirë dhe çfarë e keqe. Ti kështu do të kesh influencë mbi të.

 6. Ne e keqkuptojmë inteligjencën e fëmijëve tanë.

Pra, nëse mendon se ke një fëmijë të zgjuar dhe ai nuk gabon, mos po gabohesh ti? Fëmija juaj mund të jetë me të vërtetë i zgjuar, por kjo s’do të thotë së është i aftë të përballojë çdo lloj situate. Nuk ka një moshë magjike për të qenë i përgjegjshëm dhe i matur për të fituar një lloj lirie. Por, ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj, duke vëzhguar sjelljet e bashkëmoshatarëve të tij. Nëse ata bëjnë vetë më shumë sesa fëmija yt atëherë t’i do të jesh duke e penguar pavarësinë e tij.

 7. Ne nuk e praktikojmë atë për të cilën lutemi.

 Është detyra jonë të modelojmë sjelljet e fëmijëve tanë. T’i bëjmë ata të përgjegjshëm dhe të aftë për jetën e tyre. Si lider të shtëpive tona ne mund ta bëjmë këtë, vetëm duke qenë të sinqertë. Shiko veprimet e tua. Nëse t’i i respekton shenjat e sinjalistikës edhe fëmijët e tu kështu do të veprojnë. Bëje shoqërinë më të mirë seç e ke gjetur. Mësoji fëmijët të bëjnë punë vullnetare dhe të jenë aktiv në komunitetin e tyre.