6 zakone të fëmijëve që sëmuren shumë rrallë

0
411

Çfarë duhet të bëjnë fëmijët që të kalojnë dimrin pa sëmundje?

 

  1. Lajnë duart shpesh

Larja e shpeshtë e duarve redukton në mënyrë të ndjeshme sëmundjet respiratore dhe ato të traktit gastro-intestinal. Pra, mësojini fëmijët ta bëjnë zakon larjen e duarve, sidomos pas përdorimit të banjos, kur kthehen nga kopshti apo shkolla, ose nga parqet e lodrave. Sigurisht, edhe përpara se të ulen të hanë bukë duhet të lajnë duart mirë me detergjent për 15-20 sekonda.

 

  1. Të jenë aktiv përditë

Studimet tregojnë se lëvizja dhe aktiviteti fizik reduktojnë shanset për t’u ftohur, apo për t’u sëmurë me grip. “Lëvizja është mbrojtja më e mirë se çdo kurë që ju propozohet”. – ka thënë Harley Rotbart, autor i librit “ E vërteta rreth bakteriere të fëmijëve”.

 

  1. Gjumi

Fëmijët duhet të flenë herët.

-“Mungesa e gjumit do të sjellë mundësinë e prekjes nga viruset.- ka thënë Dr.Rotbart. Shumica e bebeve duan nga 14 orë gjumë, kurse parashkollorët nga 11-13 orë gjumë.

 

  1. Të shmanget prekja e fytyrës

Të ftohurit dhe viruset hyjnë në organizëm, nëpërmjet hundës, syve, dhe gojës, ndaj ndihmojini fëmijët t’i mbajnë larg duart prej tyre.

Mësojini fëmijët të mos ndajnë me të tjerët, qoftë edhe brenda familjes, gotat apo furçen e dhëmbëve.

 

  1. Të ushqehen shëndetshëm

Vaktet e pasura me fruta dhe perime shumëngjyrëshe

rrisin imunitetin e fëmijëve. Kërkoni fruta dhe perime të pasura me vitamin C si brokoli,luleshtrydhet,dhe portokajt. Gjithashtu, edhe ushqime të pasura me vitamin D, si peshku tuna, qumështi dhe drithërat. Konsumimi i kosit të shtëpisë si probiotik,mund të ndihmojë në mbrojtjen e organizmit nga i ftohti dhe viruset e ndryshme.

 

  1. Vaksina antigrip

Qendra e kontrollit të sëmundjeve dhe preventivës në SHBA këshillon marrjen e vaksinës antigrip si metodën më të sigurtë për të mos u sëmurë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.