5 mite rreth gjidhënies

0
506

Këshilla për nënat gjidhënëse

Për nënat gjidhënëse konsumimi i gjithçkaje mund të jetë një brengë më shumë, pasi mund të rrezikojnë shëndetin e bebit, apo pakësimin e qumështit të gjirit. Më poshtë keni disa mite që ekzistojnë prej vitesh rreth gjidhënies.

  1. Miti se nuk duhet të përdorni deodorant

Mund të këni dëgjuar se përmbajtja e aluminit në deodorant të ndryshëm është i rrezikshëm për shëndetin e gruas, e aq më tepër për qumështin e gjirit. Megjithatë ju e keni mundësinë e zgjedhjes së deodorantëve pa aluminium. Edhe sikur të keni harruar këtë detaj, mos u shqetësoni pasi nuk ka të dhëna shkencore se kjo substancë ndikon drejtpërsedrejti në qumështin e gjirit.- thotë Aimee Abu Shamsieh M.D. M.P.H , profesoreshë e klinikës pediatrike në UCSF Fresno. -“ Aluminiumi gjindet më shpesh në ambientin përreth nesh , praninë më të madhe e gjejmë në ushqime, sesa në produktet e lëkurës.- ka thënë ajo.

  1. Miti se nuk duhet të merrni ilaçe kundër dhimbjes.

Nuk ka nevojë të vuani më. Disa medikamente si ibuprofen, acetaminophen dhe naproksen mund të përdoren edhe gjatë gjidhënies, sipas një raporti të Akademisë Amerikane të Pediatrisë, megjithësë çdo ilaç ka të mirat por dhe efektet anësore të tij.

Dekongjesantët që përdoren për zemrën apo depresionin mund të pakësojnë sasinë e qumështit. Ndërkohë antihinstaminët sjellin përgjumje. Megjithatë, propozohet që barnat që konsumohen gjatë gjidhënies të merren në doza sa më të ulëta dhe jo për një kohë të gjatë. – thotë autori i raportit APP, Hari Cheryl Sachs.

3. Miti se nuk duhet të pini kafe

Pas një natë të vështirë pa gjumë, mos kini frikë të rrufisni pak kafe për të rimarrë veten. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se sasia e kafes që ju pini dhe që kalon në qumështin e bebes është vetëm një përqindje shumë e papërfillshme. Megjithatë, konsumoni 1- 3 kafe gjatë gjithë ditës. Mbi 6 filxhanë kalon në organizmin e bebit dhe mund ta irritojë edhe më shumë.

4. Miti se duhet të përgjysmosh kaloritë për të rënë nga pesha

Nënat gjidhënëse humbin 500 kalori në ditë. Kjo mjafton për t’i ndihmuar gratë të humbin peshën e mbledhur gjatë shtatëzanisë. Megjithëse mendja ju rri aty, sigurohuni që të merrni rreth 1800 kalori në ditë në një dietë të balancuar me avokado, arra, fruta, perime, agrume dhe mish. Hani sa herë që të keni uri.

  1. Miti se pak alkool nuk të bën keq

Ti ndoshta ke qef të kthesh një gotë verë, por edhe pakëz alkool kalon direkt tek qumështi i gjirit. Kjo mund të ndryshojë edhe shijen e qumështit,- thotë Julie Minella, biopsikologe e qendrës  Monell. Akoma më keq që alkooli është neurotoxin që ndikon direkt në trurin e bebit.